Roli i Subnet Maskës
- Nën-rrjetimi (Subnetting): Subnet maska lejon ndarjen e një rrjeti në nënrrjete më të vogla. Ky proces lejon administruesin e rrjetit të organizojë dhe menaxhojë trafikun në mënyrë më efikase. Përdoruesit mund të ndajnë një rrjet të madhe fizike në pjesë më të vogla logjike, duke izoluar dhe klasifikuar pajisjet sipas nevojave të tyre.
- Siguria: Përdorimi i Subnet maskës mund të ndihmojë në sigurinë e rrjetit duke limituar komunikimin ndërmjet pajisjeve në një rrjet. Në disa raste, nënrrjetet ndahen për të izoluar grupet e pajisjeve dhe për të parandaluar qasjen e panevojshme, apo të pa autorizuar.
- Efikasiteti i Përdorimit të Adresave: Duke përdorur subnetting, adresat IP mund të përdoren në mënyrë më efikase, duke lejuar shfrytëzimin e adresave të lira në një rrjete të madhe.