Struktura e një Adrese IPv4
Adresat IPv4 janë numra 32-bitësh, të shkruar zakonisht në një format me pikë, si kjo: `171.15.33.26`. Çdo numër decimal përfaqëson 8 bita të adresës 32-bitëshe dhe ka katër sete të këtyre numrave të ndara me pikë. Secili set quhet oktet. Pra kemi një adresë 32 bitësh të ndarë në katër oktete (set me 8 bit), e cila shënohet me numra decimal të ndara me pikë.
Për shembull:
– `171` është një oktet që paraqitet 10101011 në binarë (8 bit).
– `15` është një oktet që paraqitet 00001111 në binarë (8 bit).
– `33` është një oktet që paraqitet 00100001 në binarë (8 bit).
– `26` është një oktet që paraqitet 00011010 në binarë (8 bit).
Decimal | Binar |
171.15.33.26 | 10101011. 00001111. 00100001. 00011010 |