Struktura e Subnet Maskës
Subnet maska është një numër 32-bitësh, i ngjashëm me një adresë IP, dhe shfaqet zakonisht në formatin e një numri decimal, si 255.255.255.0. Derisa adresa IP identifikon një pajisje në rrjet, Subnet maska identifikon pjesën e rrjetit dhe pjesën e pajisjes brenda atij rrjeti.
Për shembull, në rastin e një Subnet maske 255.255.255.0, 24 bitët e parë (tre oktetet e para: 255.255.255) janë pjesë e rrjetit, ndërsa okteti i fundit (8 bitët e fundit) .0 janë pjesë e pajisjes në këtë rrjet.