Subnetimi i IPv4 kategoria C
IP (Internet Protocol) është protokoll i internetit i Layer (Nivel) 3 të OSI modelit.
TCP (Transmission Control Protocol) Protokol i Layer 4 i OSI modelit.
IPv4 – IP versioni 4.
Është protokolli (32 bitësh) me përdorimin më të madh në internet.
IPv6 – IP versioni 6.
Është protokoll (128 bitësh) i cili është duke e zëvendësuar IPv4.
OSI – Open Systems Interconnection.
Është protokoll dhe model i internetit. Sot protokolli i saj nuk përdorët për shkak të përdorimit të gjerë të TCP/IP-së. Mirëpo akoma mbetet si model i përdorshëm sidomos në nivele akademike për të shpjeguar rrjetat kompjuterike dhe komunikimet.
Subnetim – ndarja e një pjese të bitëve nga bitët e lirë të pjesës së hostave, për të krijuar rrjeta të reja. Broadcast adresa – është adresa në të cilën të gjithë bitat e pjesës së hostave është “1”. Një mesazh që dërgohet në këtë adresë mbërrijnë tek të gjithë hostat e asaj rrjete.
Network Address (Adresa e rrjetës) është fjala për IP adresën e cila i identifikon të gjithë hostat e asaj rrjete. Host Address (Adresa e hostit) e identifikon vetëm një pajisje.