Google publikon domenin ‘.new’ për të krijuar dokumente të reja në shërbimet cloud
Ju e dini se, sa herë që duam të hapim një dokument të ri me Google Docs apo një tabelë me Google Sheet, duhet së pari të hapim Google Drive e pastaj të klikojmë mbi butonin “New” e pastaj të klikojmë mbi ikonën që tregon programin që duam të hapim. Google ka vlerësuar që kjo na merr shumë kohë dhe e ka përshpejtuar këtë proces ashtu që tani na mjafton vetëm të fusim një ueb adresë dhe jemi gati të përdorim cilindo program të paketës “G Suite”.
Kliko mbi foton në vijim
Kompania ka publikuar një trik, i cili na kursen kohë gjatë krijimit të një dokumenti në Google Docs, Google Sheet apo shërbime të tjera të Google në Cloud.
Mjafton të shkruash në një shfletues uebi njërin nga disa variantet që funksionojnë në këtë mënyrë duke përfshirë doc.new; docs.new; apo document.new për të hapë një dokument të ri apo qoftë edhe një dokument të ruajtur në Google Drive apo në kompjuterin tuaj.
(Mos shkruani www përpara kësaj, pra vetëm docs.new)
Njëjtë mund të hapim programin Google Sheet, që është ekuivalent me programin Excel të kompanisë Microsoft, duke shtypur sheet.new; sheets.new apo spreadsheet.new.
Për të hapur programin për prezantim, shkruajmë adresën: slide.new apo slides.new në një shfletues uebi dhe na hapet programi i cili është ekuivalent me Power Point të kompanisë Microsoft.
Përveç këtyre, mund të krijojmë forma të ndryshme me Google Forms duke hapur adresën form.new apo forms.new, e po ashtu edhe ueb-faqe duke përdorë: site.new apo sites.new.
Nëse jeni që e përdorni shpesh ndonjërin nga këto shërbime, ky trik do t’iu kursej shumë kohë. Ju gjithashtu mund ta shënoni një faqe (Bookmark), p.sh. doc.new, që pastaj të mund të hapni një dokument të ri me një klikim të vetëm.
E tërë kjo është mundësuar pasi Google në vitin 2014 kishte blerë domenin .new, i cili është domen i rangut më të lartë (top-level domain) njësoj si .com, .net, .org etj.
Nuk dihen planet e kompanisë për të ardhmen e përdorimit të këtij opsioni, mirëpo ky domen do t’i mundësoi asaj të paraqes diçka të re (new) e kjo është më se e domosdoshme në marketing.
Nëse keni diçka për të shtuar, ndihuni të lirë të lini ndonjë koment në rrjetat sociale, e po ashtu ju mund të ndani këtë artikull me të tjerët.