Microsoft më në fund publikon se çfarë të dhënash mbledhë përmes Windows 10
Microsoft iu është përgjigjur shqetësimeve për privatësinë në Windows 10 për gati tash e dy vite, dhe siç duket kompania më në fund e kuptoi mesazhin dhe është përgatitur të veproi.
Që nga java e kaluar, Microsoft është duke e përditësuar deklaratën e sajë të privatësisë dhe është duke i publikuar informatat në lidhje me të dhënat që ajo i mbledhë si pjesë e Windows 10.
“Për herë të parë, ne kemi publikuar një listë të tërë te të dhënave të mbledhura nga diagnostikimi,” ka shpjeguar shefi Terry Myerson në një postim në blogun e kompanisë. “Ne gjithashtu jemi duke i publikuar edhe detajet nga të dhënat të cilat i mbledhim nga shfrytëzuesit gjatë diagnostikimit, si në nivelin fillestar ashtu edhe në atë të avancuar.”
Microsoft ka njoftuar për kontrolle më të mira rreth nivelit të mbledhjes së të dhënave për Windows 10 në “Creators Update” të fundit, i cili do të filloi të publikohet këtë javë. Kontrolli i mundëson shfrytëzuesit të kaloi nga niveli bazik i mbledhjes së të dhënave në atë të avancuar.
“Ekipet tona kanë punuar gjithashtu që nga përditësimi vjetor, në mënyrë që të ri-vlerësojnë se cilat të dhëna janë më së të domosdoshme të mblidhen në nivelin Bazik për të mbajtur pajisjet, të cilat e kanë të instaluar Windows 10, të përditësuara dhe të sigurta”, deklaron Myerson. “Si rezultat, ne kemi zvogëluar mbledhjen e numrave të ndodhive (event number) dhe si rezultat, kemi zvogëluar gati për gjysmë vëllimin e të dhënave që i mbledhim në nivelin Bazik.”
“Ne po ashtu do të publikojmë më shumë informata në lidhje me mënyrën se si do të sigurohemi që Windows 10 është në përputhje me Rregulloren e Unionit Evropian mbi Mbrojtjen e të dhënave,” deklaroi Marisa Rogers, zyrtarja për privatësinë e Windows-it dhe pajisjeve të tjera të Microsoft-it.