Pse çmimi i naftës është kaq i lartë
Çmimi i naftës në treg me pakicë sot është 1.74 euro që është tepër i lartë në raport me çmimin e naftës në bursë i cili aktualisht është 87.91$ e që gjatë 10 ditëve të fundit ka qenë edhe më i ulët – deri në 82.82$ për fuqi.
Qeveria e Kosovës, në përpjekje për të mbrojtur konsumatorin është duke vendosur çmime tavan. Është e çuditshme si mundet një litër naftë të kushtojë 1.74 euro përderisa me këtë çmim nuk është shitur as kur çmimi i naftës në bursë ka qenë deri në 129$ për fuqi (me 8 mars). Në këtë kohë çmimi i naftës me pakicë ishte 1.47 euro për litër.
Si duket qeveria nuk është duke i kalkuluar tavanin si duhet ose ka ndryshuar metodologjinë e kalkulimit, gjithsesi çmimi është tepër i lartë.
Për më shumë, shiko grafikun në vijim.