Skype, më në fund, shton opsionin për enkriptim të mesazheve
Është e habitshme se si ka mundësi që një produkt aq i përdorur sot në botë për biseda me zë e sidomos për komunikim me video, nuk i kishte siguruar këto komunikime me një enkriptim të mirëfilltë.
Është lajm i mirë për shfrytëzuesit e Skype, të cilët shqetësohen për privatësinë e tyre, që më në fund do të mund të komunikojnë në mënyrë të sigurt.
Microsoft është duke bashkëpunuar me kompaninë e njohur për komunikim të enkriptuar – Signal, për të bërë të mundur komunikimin e enkriptuar edhe për Skype.
Enkriptimi siguron shfrytëzuesit e tij, që askush – as edhe vet kompania që e ofron shërbimin – nuk mund t’i deshifroj mesazhet e tyre.
Signal përdorë një protokoll kriptografie, kodi i të cilit është i hapur për editim, i cili është bërë tashmë një standard për industrinë e këtij lloji dhe i cili aktualisht përdoret nga Mesengjeri i Facebook-ut, i Whatsapp-it dhe i Google Allo për të siguruar mesazhet.
Kjo veçori, e quajtur Private Conversations (Bisedat Private), e cila pritet të shpallet nga Skype, do të ofroi enkriptim “end-to-end” për thirrjet me audio, mesazhet me tekst dhe për mesazhet me multimedia si video dhe audio-fajlle.
Megjithëqë “Bisedat Private” nuk vlen për bisedat grupore, pra do të jetë vetëm për biseda mes dy personave.