Back

Historia jonë

17175
Ndjekës
Facebook
60
Video të publikuara
Youtube
2240
Student të regjistruar
Linkedin
15
Kurse të publikuara
Shiko më shumë

Të mësosh, don të thot të lundrosh lumit përpjetë.
Po u ndale, lumi të shpie teposhtë.

Popullore

KUSH JEMI

Qendra e Trajnimeve Online (QTO) Milingona, është një platformë edukative online e cila ofron video-trajnime nga sfera të ndryshme profesionale, përmes adresës në ueb: https://milingona.al, dhe kanaleve youtube.com/milingona dhe video.gjirafa.com/milingona.

Përveç video-trajnimeve, Milingona iu ofron artikuj trajnimi përmes rubrikës BLOGU.
Po ashtu, në rubrikën LAJMET mund të gjeni lajme nga sfera të ndryshme profesionale.

Platforma Milingona, do të jetë ekskluzivisht profesionale, duke ofruar trajnime online nga më të ndryshmet, me qëllim transmetimi të dijeve të profesionistëve tek të rinjtë që janë duke mësuar/studiuar, por edhe tek secili që i duhet për studim, punë apo thjeshtë ka interesim. 

Kjo, synohet të arrihet duke angazhuar profesionistë me përvojë – si mësimdhënës apo ligjërues – të cilët kanë talentin dhe vullnetin që dijen e tyre ta transmetojnë tek të tjerët.

ÇKA BËJMË

Qëllimi i QTO Milingona, është zhvillimi i njohurive të reja në fusha profesionale për të gjitha grup-moshat, duke kontribuuar drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të shoqërisë në hapësirën mbarë shqiptare.

Gjithashtu, platforma Milingona përmes video-trajnimeve për fushat specifike, mundëson që mësim-nxënia nga nxënësit dhe studentët, të jetë më e madhe se sa me formën klasike te të mësuarit. Qëllim tjetër i QTO Milingona, është që përmes trajnimeve dhe udhëzimeve të ndryshme të kontribuojë në përdorimin më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve teknologjike, duke iu mundësuar kështu përdoruesve menaxhimin më efikas te të dhënave të tyre – qofshin personale apo biznesore.

QTO Milingona, është themeluar si alternativë duke pasur ide – që trajnimet t’ua sjellë në shtëpi, zyrë, apo edhe nëse jeni duke lëvizur me pajisje smart, në mënyrë që shfrytëzuesit t’i ndjekin ato në kohën e tyre të lirë, apo kur ata të kenë nevojë për to. Përmes platformës tonë, ne gjithashtu sugjerojmë që kohën e tepërt që shfrytëzuesit e kalojnë në internet/rrjete sociale ta orientojnë në edukim dhe zhvillim profesional.

Ekipi ynë

Njihu me instruktorët tonë

Bashkohu ekipit tonë
team-7

Tanzeri

Siguri Kibernetike
team-3

fahredini

Creative Director
team-5

Ismeti

Office Manager
team-6

Albani

Support Manager