Si të fshini të dhënat tuaja që Facebook mbledhë përmes aplikacioneve të tjera
Facebook ka 2.45 miliard shfrytëzues aktiv dhe është një ndër platformat më të mëdha në Botë e cila përdorët për marketing. Facebook mban profilet tona, fotot, lokacionet, postimet, e të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me ne.
Facebook përdorë vegla të shumta për të gjurmuar përdoruesit e Internetit, pavarësisht nëse ata kanë ose jo një llogari aktive në këtë platformë, dhe shumica e këtyre të dhënave janë që i mbledhin aplikacionet e tjera – jashtë Facebook-ut – dhe i ndajnë ato pastaj me Facebook-un.
Çdo gjë që ne bëjmë online, nga blerjet e deri tek rezervimet e hotelit, gjenerojnë të dhëna të shumta në lidhje me sjelljen tonë online, të dhëna këto të cilat aplikacionet dhe ueb-faqet shpeshherë i ndajnë me kompani të ndryshme marketingu, ashtu që ato të mund të ndërtojnë një profil sa më të saktë në lidhje me preferencat e tona dhe në bazë të tyre të na dërgojnë reklama të ndryshme.
Si funksionon kjo? Ja një shembull:
- Ju blini një foto-aparat nga një dyqan online.
- Dyqani i ndanë të dhënat e juaja me Facebook-un duke përdorë vegla të ndryshme të ndërtuara nga Facebook enkas për këtë qëllim.
- Këto të dhëna Facebook i ruan nën profilin tuaj, si vizitë në një dyqan online dhe blerje e një foto-aparati.
- Në bazë të këtyre informatave, Facebook më vonë u dërgon oferta me zbritje çmimi për produktet nga i njëjti dyqan, apo për produkte të ngjashme nga dyqane të tjera.
Facebook ka deklaruar në vazhdimësi që janë të përkushtuar të mbrojë privatësinë e shfrytëzuesve të platformës, me gjithë problemet që kanë pasur në të kaluarën.
Dje, me rastin e ditës së privatësisë së të dhënave, Facebook ka publikuar një vegël që themeluesi dhe CEO i kompanisë Mark Zuckerberg kishte premtuar që nga Maji i vitit 2018, përmes së cilës synohet që t’u jepet shfrytëzuesve më tepër kontroll sa i përket privatësisë së tyre gjatë përdorimit të kësaj platforme. Vonesa e publikimit të kësaj vegle, sipas Zuckerberg-ut, ka ndodhur për shkak se për të funksionuar kjo, duhej të rindërtoheshin disa sisteme brenda platformës. Edhe pse kjo vegël në fillim ishte menduar të emërtohet si buton “Clear History”[i], kompania e ndryshon këtë në “Off-Facebook Activity”[ii] ashtu që shfrytëzuesit të mos e keqkuptojnë që me këtë rast po fshijnë postimet e tyre që i kanë bërë në Facebook.
Kjo vegël (Off-Facebook) u mundëson që për herë të parë të shihni shtrirjen e sistemit të përcjelljes tuaj në ueb nga Facebook-u, duke u dhënë juve një lloj kontrolli mbi atë se çka mëson kompania nga ky lloj vëzhgimi.
Këto informata dërgohen tek Facebook nga kompani të tjera (palë të treta) të cilat përdorin një mori veglash që Facebook i ka vënë në shërbim të tyre, duke përfshirë këtu Facebook Pixel[iii] dhe Log-in përmes Facebook-ut, të cilën e përdorin shumë aplikacione, në vend që të ndërtojnë një formë të tyre për Log-in.
Ne kemi gjetur me këtë rast që 53 aplikacione dhe faqe uebi kanë ndarë me kompaninë Facebook informatat që ato kanë pasur në lidhje me ne, duke përfshirë këtu edhe aplikacionet si AirVisual dhe Trafiku urban.
Facebook do të vazhdojë t’iu përcjellë edhe nëse ju e mbyllni llogarinë tuaj aty, me shpresë që ju një ditë do të ktheheni prapë në platformë, ashtu që të mund t’u shërbej me reklama sa më adekuate.
Për të parë se cilat aplikacione kanë dërguar informata në lidhje me ju tek Facebook, nga mobili juaj hapni menynë kryesore, pastaj menynë “Parametrat dhe privatësia”, “Shkurtoret e privatësisë”, shkoni poshtë faqes deri sa të arrini tek “Informacionet e tua të Facebook” dhe shtypni mbi opsionin “Aktiviteti jashtë Facebook” apo “View or clear your off-Facebook activity” nëse e keni mobilin në gjuhën angleze.
Nëse përdorni versionin e kompjuterëve personal, hapeni menynë kryesore, pastaj menynë “Parametrat” dhe klikoni mbi “Informacionet e tua të Facebook”. Nga këtu, hapeni linkun “Aktiviteti jashtë Facebook”.
Nëse e çaktivizoni këtë opsion, nuk nënkupton që Facebook nuk do të mbledhë informata rreth aktiviteteve tuaja në të ardhmen, por vetëm se këto të dhëna nuk do të lidhen me profilin tuaj. Përveç kësaj, nëse e çaktivizoni këtë opsion, ju nuk do të mund të shfrytëzoni formën për ‘‘login’’ të Facebook-ut, përmes të cilës mund të regjistroheni në ueb aplikacione të tjera, dhe nëse në të kaluarën jeni regjistruar në ndonjë platformë, gjirafa.com p.sh, duke përdorë të dhënat nga Facebook, me të çaktivizuar të këtij opsioni ju nuk do të mund të hapni llogarinë tuaj aty (gjirafa.com).
[i] Pastro historinë
[ii] Aktiviteti jashtë Facebook-ut
[iii] Facebook Pixel, është një vegël me madhësi të një piksel-i e cila, edhe pse është në një faqe të caktuar, nuk mund të dallohet. Kjo vegël mbledhë të dhëna që kanë të bëjnë me vizitat dhe veprimet e juaja në faqen të cilën e keni vizituar dhe e cila përdorë ‘Facebook Pixel’, si blerje të ndryshme p.sh., dhe këto të dhëna i dërgon tek Facebook.