Çka të bëj me kursimet e mia?
Ka plot individë ose kompani që kanë para tepricë, që për momentin nuk i shfrytëzojnë dhe prej tyre nuk kanë asnjë lloj fitimi. Ato para tepricë mund t’i deponojnë në bankë dhe të marrin interes, që zakonisht sillet nga 1% deri në 2% në vit, ose mund t’i investojnë në ndonjë kompani që synon ta zgjerojë biznesin. Ata që kanë tepricë të parave, kur shprehin gatishmëri t’i japin paratë e veta në këmbim të një fitimi që iu premtohet në të ardhmen, bëhen investues potencial.
Investuesi potencial, para se ta merr vendim për t’i investuar paratë dhe ku t’i investojë, ka nevojë të marrë informata mbi kompaninë në të cilën dëshiron të investojë. Këto informata zakonisht gjenden në raportet vjetore që kompanitë i publikojnë pas përfundimit të çdo viti. Në këto raporte përfshihen, përveç misionit dhe vizionit të kompanisë, edhe pasqyrat financiare të saj ku shihet gjendja financiare, të hyrat dhe shpenzimet, fitimi, me fjalë tjera vlera e kompanisë. Këto dhe të tjera janë informata të rëndësishme për investuesit aktual dhe ata potencial.
Mirëpo për t’i lexuar dhe kuptuar këto raporte, duhet pasur së paku njohuri bazike mbi pasqyrat financiare. Të dhënat që prezantohen në pasqyra financiare kombinohen në forma të ndryshme për t’i nxjerrë disa tregues (indikatorë) e prej të cilëve, investuesve më së shumti iu intereson treguesi i fitimit (profitabilitetit) të kompanisë.
Analistët financiar i nxjerrin treguesit e profitabilitetit nga pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve dhe nga pasqyra e pozicionit financiar që ndryshe njihet si bilanci i gjendjes.
Janë disa indikatorë të cilët e matin fitimin e kompanisë por para se të shkojmë te indikatorët duhet kuptuar dallimin mes të hyrave nga shitja dhe fitimit.
Të hyrat nga shitja janë të gjitha paratë që kompania i ka arkëtuar duke shitur produktet e veta. Mallrat e shitura e kanë koston e vet.
Fitimi bruto është fitimi që mbetet pasi të zbritet kosto e mallrave që i ka shitur kompania.
Fitimi neto është fitimi që mbetet pasi të hiqen edhe shpenzime tjera si shpenzimet e administrative, qiraja, tatimi etj. që është fitimi i pastër që mund të ndahet mes pronarëve, gjegjësisht investuesve.
Për ilustrim po japim një shembull:
Kompania X ShPK prodhon dhe shet radiatorë. Gjatë vitit 2020 kishte shitur 5,000 copë nga 50€. Për t’i prodhuar këto 5,000 radiatorë kishte blerë lëndë të parë në vlerë prej 150,000€ dhe kishe paguar 5 punëtorë nga 6,000 euro në vit. Këto i kishte shitur në dyqan për të cilin paguan qira mujore prej 1,000€ në muaj dhe kishte angazhuar 2 shitëse nga 5,000 euro në vit. Nga kjo llogarisim pozicionet në vijim:
Kjo është pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, Në rastin e kompanisë tonë, siç shihet fitimin neto është 48.000€ dhe të hyrat nga shitja 250.000€. Nga kjo e llogarisim se kthimi nga shitja është 19.2% e që llogaritet duke pjesëtuar
Kjo do të thotë se kompania jonë i fiton 19 cent për çdo 1€ të shitjeve të realizuara.
Ajo që iu intereson investuesve është se sa fitojnë nga secila euro që e investojnë. Ky tregues, që quhet kthimi në kapitalin e pronarit (ndryshe njihet si ekuitet), është matës i përgjithshëm i afarizmit të kompanisë. Nëse supozojmë se vlera e ekuitetit në kompaninë tonë është 240,000€ atëherë kthimi në ekuitet për kompaninë tonë llogaritet si në vijim:
Kthimi në ekuitet për pronarët e kompanisë tonë prej 20% do të thotë se 20 cent janë fituar për çdo 1 euro të investuar nga aksionarët gjatë vitit 2020. Ky fitim është relativisht i madh pasi që zakonisht kompanitë e suksesshme kanë normë kthimi në kapital të investuar (ekuitet) prej 15% deri 25%.
Pra, në mes vendimit për deponim të parave në bankë apo investimit në kompani, interesi prej 2% që e ofron banka shihet që është dukshëm më i ulët se sa kthimi nga investimi që potencialisht mund të realizojë dhe shpërndajë kompania.