Si të sillemi kundrejt zhvillimit teknologjik?
Që nga revolucioni industrial i shekullit të kaluar, teknologjia në vazhdimësi ka ndryshuar shoqërinë. Kryesisht për shkak të inovacionit në elektronikën e gjysmëpërçuesve, në softuer dhe në teknologji kompjuterike, ku ritmi i zhvillimit të teknologjisë ka vazhduar të përshpejtohet, sidomos gjatë 50 viteve të fundit.
Kompjuterët personal tani përshtaten madje edhe në xhepin tuaj. Ju keni kontakt me njerëz dhe qasje në informacione në të gjithë botën përmes internetit. Çdo gjë deri në madhësinë e një ndërtesë të vogël mund të printohet. Çdo gjë është bërë inteligjente, duke filluar nga shtëpia e deri tek makinat.
Megjithatë, çdo përparim në teknologji shoqërohet edhe me shqetësime rreth keqpërdorimit të mundshëm të saj. Kohëve të fundit, shqetësimet kanë filluar të vërehen nga përdorimi i inteligjencës artificiale për të krijuar armë inteligjente, robot keqbërës të pandalshëm deri tek printimi i armëve 3D të cilat janë të pa zbulueshme nga skanerët tradicional të sigurisë.
Për fat të keq, përtej frikës që këto teknologji do të mund të aplikoheshin për qëllime negative ose për keqpërdorimin e teknologjisë, këto keqpërdorime tashmë janë të mundshme.
Inovacioni fillon me inovacion
Vetë inovacioni është katalizator për inovacionin e ardhshëm. Si rezultat një risi nga një person ose organizatë mundëson dhe nxitë inovacione nga të tjerët.
Mendoni fillimisht inovacionin në printimin 3D, duke përdorur plastikën. Inovacioni në printim tani përdor shumëllojshmëri të materialeve nga qeramika deri tek metalet dhe qelqi. Ngjashëm, printeri 3D solli risi në shtypjen e makinave, objekteve edhe armëve 3D.
Shtëpi e printuar me printer 3D
Zhvillimi ka ndodhur aq shpejt, sa që planet për shtypjen e armëve 3D janë bërë shqetësim për institucionet e sigurisë, që armë të tilla mund të printohen nga organizata të ndryshme kriminale. Kjo temë po bëhet tani një fokus i organeve qeveritare dhe organizatave të ndryshme. Problemi është se rregulloret nuk kanë arritur të frenojnë zhvillimin e teknologjisë, as nuk kanë arritur ta parandalojnë përhapjen e sajë.
Ky hov i zhvillimit nuk është i kufizuar vetëm në elektronikë. E njëjta gjë vlen edhe për energjinë, kiminë, bio-mjekësinë dhe forma të tjera të teknologjisë. Përparimet e një forme të teknologjisë shpesh mundësojnë edhe përparimet e formave të tjera.
Megjithatë, sot teknologjia ndikon në çdo aspekt të jetës tonë. Teknologjia është gjithashtu një nxitës kryesor në rritjen ekonomike dhe gjenerimin e pasurisë. Kompanitë e teknologjisë po nxisin përparimet në tregjet e aksioneve botërore dhe teknologjia që ata zhvillojnë po vë në lëvizje tregjet dhe investitorët në ato tregje.
Pra, pavarësisht nga disa prej degëzimeve negative të teknologjisë, bota në përgjithësi përfiton nga përparimet e vazhdueshme teknologjike. Derisa shumë besojnë që duhet të ketë disa kufizime ose se duhet të ketë kontroll mbi zhvillimin e teknologjive të caktuara, realiteti është që rregullatorët në të shumtën e rasteve nuk arrijnë të kuptojnë sa duhet teknologjinë, e po ashtu burokracitë nuk mund të reagojnë aq shpejt sa të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në progresin e saj.
Duke pasur parasysh ndikimet e teknologjisë në ekonomi dhe shoqëri, nuk është e qartë se rregullatorët duhet të ndërhyjnë në ritmin e inovacionit teknologjik.
Inovacioni vjen nga çdo gjë, nga garazhet deri tek organizatat multi-bilion dollarësh. Ku do të ishim ne nëse rregullatorët do të mund t’i kontrollonin themeluesit e Apple dhe Microsoft, ose liderët aktual si Amazon dhe Google?
Shkalla e inovacionit teknologjik është në rritje, dhe shqetësimet mbi përdorimin e teknologjisë shpesh e vonojnë inovacionin. Si rezultat shumë njerëz vënë një besim të pandarë në teknologji.
Shoqëria dëshiron të besoj se teknologjia do të përdoret për të mirën e përbashkët. Megjithatë, teknologjia mund dhe do të vazhdoj të përdoret për të gjitha aplikimet e mundshme. Besimi duhet të jetë se njerëzit dhe shoqëria do ta përdorin teknologjinë ne një mënyre pozitive, dhe jo për qëllime negative. Për më tepër, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga ritmi i zhvillimit të teknologjisë, por ta pranojnë se e ardhmja ende ka mundësi të mëdha. E po qe se dëshirojnë që kjo të jetë në harmoni me ligjet, atëherë ligjvënësit duhet të shpejtojnë e jo zhvillimi i teknologjisë të ngadalësoj.
Tag:3d, artificiale, inteligjenca, print, teknologjik, zhvillimi