
Facebook kundër personave që përhapin dezinformata
Përhapja e dezinformatave në Facebook ka qenë një shqetësim i madh prej kohësh. Kjo për më tepër ka ardhur në shprehje viteve të fundit kur bota po përballej me pandeminë COVID-19.
Facebook, duke dashur që të mos mbahet në mend si mediumi më i madh i dezinformimit në histori, ka premtuar që do të ndërmerr hapa konkret kundër shfrytëzueseve të cilët shpërndajnë në vazhdimësi dezinformata dhe lajme të rreme. Jo vetëm që postimet që përmbajnë dezinformata do të paraqiten më pak, por edhe shfrytëzuesit që i postojnë apo shpërndajnë ato.
Për vite me radhë Facebook ishte larguar nga partneriteti i verifikimit të fakteve dhe kishte inkurajuar përhapjen e dezinformatave, duke i përdorë rezultatet e këtyre verifikimeve për të shënjuar postimet në vend që t`i largoj ato. Kështu shfrytëzuesit ishin të lirë të postojnë çfarë të donin pa pasur frikë për ndonjë pasojë.
“Dezinformimi në rrjetat sociale është një problem shqetësues dhe këto kompani në vazhdimësi kanë premtuar që do të ndërmarrin hapa konkret për të frenuar këtë dukuri në platformat e tyre. Mirëpo me rastet e dezinformimeve të fundit rreth pandemisë Covid-19 duket se kanë bërë që kjo çështje të marr seriozitetin e duhur, duke pasur parasysh dhe seriozitetin e situatës.

Duke filluar nga sot, do të zvogëlojmë shpërndarjen e të gjitha postimeve në “News Feed” nga llogaria e një shfrytëzuesi në Facebook nëse vërehet që nga aty vazhdimisht shpërndahet përmbajtje që është vlerësuar si dezinformim nga një nga partnerët tanë të verifikimit të fakteve. Ne do të pengojmë arritjen e një postimi në “News Feed” menjëherë pas demaskimit të tij,” ka shkruar kompania në një publikim.
Kjo do të thotë që Facebook do të minimizojë arritjen e postimeve të ndara nga një person i cili ka një histori të shpërndarjes së dezinformatave sipas partnerëve të kompanisë për kontrollimin e fakteve. Pra, postimet e shënjuara nga ai individ në ” News Feed”, do të jenë në një shkallë më të ulët.
Po ashtu Facebook ka hedhur një përditësim që njofton përdoruesit nëse janë duke e parë një përmbajtje që është vlerësuar si dezinformatë, nga një partner i verifikimit të fakteve. Thuhet se përditësimi i ri e bën më të lehtë për këdo që të identifikojë se informacioni mund të jetë i pabesueshëm. Gjithashtu, Facebook deklaron se do të ofrojë informacione të dobishme përmes një mesazhi “pop-up” për përdoruesit, përpara se ata të klikojnë në “like” në një faqe që ka shpërndarë në mënyrë të përsëritur përmbajtje që kontrolluesit e fakteve i kanë vlerësuar si të pasakta.

“Ne duam t’u japim njerëzve më shumë informacion para se ata të pëlqejnë një Faqe që ka shpërndarë në mënyrë të vazhdueshme përmbajtje që kontrolluesit e fakteve i kanë vlerësuar si false, kështu që ju do të shihni një njoftim ”pop-up” nëse doni të pëlqeni një nga këto faqe,” shkruan Facebook.
Njoftimi do të përfshijë artikullin e kontrollorëve të fakteve me fakte të korrigjuara, duke zbërthyer pretendimet e bëra në artikullin dezinformues me një kërkesë për të ndarë artikullin origjinal me publikun.
Po ashtu përfshin edhe një njoftim që paralajmëron përdoruesit të cilët ndajnë informacione të rreme që postimet e tyre mund të jenë të renditura më poshtë se të tjerat në “News Feed” ashtu që të mos shihen nga një numër i madh i njerëzve.
Tag:dezinformata, facebook, fake, fakte, missinformation