Përdoruesve të Android mund tu vidhen para nëse i përgjigjen telefonatës
Përdoruesit e pajisjeve me Android mund të jenë viktima të një mashtrimi me “malware” thjesht duke iu përgjigjur një telefonate.
Malueri mund të vjedh informacionin bankar online të personit dhe ka aftësinë të mbetet i pazbuluar nga shumica e programeve antivirus.
Varianti i maluerit u zbulua më parë në Brazil, ku u shpërnda përmes aplikacioneve të Google Play Store, konfirmuan studiuesit e Cleafy.
Mashtrimi i Android-it u pa që përdorë SMS phishing, mashtrim me mesazhe me tekst, me qëllim shpërndarjen e aplikacioneve Android.
Maluer-i maskohet si aplikacion bankar, aplikacion fitnesi dhe aplikacion për skanimin e dokumenteve dhe përmes tyre ka arritur të ketë qasje në mbi 300,000 telefona Android, raportoi The Sun.
Maluerit, që është një softuer Trojan, mund të dërgojë nga distanca të dhënat personale kriminelëve, të hakojë aplikacionet e mesazheve dhe të përhapë virusin në telefona të tjerë të cilët përdorin të njëjtin rrjet.
Aplikacionet e infektuara, përfshirë këtu lexuesit e kodit QR, kuletat e kriptove dhe skanuesit e dokumenteve, janë shkarkuar nga më shumë se 300,000 përdorues, zbuloi një raport nga ThreatFabric muajin e kaluar.
Vështirë mund të hetohet që aplikacionet kanë një maluer të fshehur, pasi ai qëndron i fjetur kur shkarkohet për herë të parë. Por, më pas mashtrimi aktivizohet nga distanca për të mbledhur informacione.
Pjesë e mashtrimit është edhe kontaktimi i përdoruesve të Android-it nga “aktorët e kërcënimit” për të vjedhur informacionet e tyre bankare në internet.
Nëse telefoni juaj ka ndonjë aplikacion të dyshimtë, fshini ato menjëherë dhe kontrolloni pajisjen tuaj me ndonjë program antivirus.
Nëse vëreni një rritje të pazakontë në të dhënat tuaja ose përdorimin e jashtëzakonshëm të baterisë, kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë se në sfond po ekzekutohet një program maluer.
Pyeti miqtë tuaj nëse kanë pranuar nga ju ndonjë mesazh me tekst, duke përfshirë ndonjë lidhje të dyshimtë. Kjo për arsye se malueri mund të dërgojë mesazhe në listën tuaj të kontakteve dhe të infektojë më tej rrjetin tuaj.
Si të mbroni telefonin tuaj Android nga ky lloj infektimi?
Për të mbrojtur telefonin tuaj, shkarkoni një softuer të mirë antivirus që do të kryejë kontrolle të rregullta sigurie. Kjo do të ndihmojë në zbulimin e çdo virusi që funksionon në sfondin e pajisjes tuaj dhe t’i parandalojë ata nga vjedhja e informacioneve tuaja. Si dhe sigurohuni që të përditësoni telefonin tuaj dhe të jeni gjithmonë në sistemin operativ më të fundit. Lexo më shumë